Kancelari i Austrisë tha të dielën se agjencitë e inteligjencës së vendit të tij, duhet të kenë më shumë fuqi për të monitoruar komunikimet në aplikacionet e mesazheve për të ndaluar ekstremistët, pasi një sulm i planifikuar vetëvrasës në një koncert të Taylor Swift në Vjenë u pengua këtë javë.
Tre koncertet e planifikuara të Swift-it u anuluan, pasi autoritetet austriake morën parasysh një komplot të udhëhequr nga një i ri 19-vjeçar për të nisur një sulm vetëvrasës të frymëzuar nga ISIS në një stadium futbolli, ku dhjetëra mijëra tifozë po planifikonin të ndiqnin shfaqjet.
Lajmi për sulmin e planifikuar ka ringjallur debatin mbi kufizimet e rrepta, që Austria ka në krahasim me vendet e tjera perëndimore për monitorimin e komunikimeve të mesazheve, pikërisht kur vendi përgatitet për zgjedhjet e 29 shtatorit.
"Ne me të vërtetë kemi nevojë që agjencitë tona të përmirësohen teknikisht në mënyrë që ata të jenë në pozita të barabarta me terroristët, me krimin e organizuar, në mënyrë që të mund t'i luftojmë ata," tha kancelari Karl Nehammer në një intervistë për gazetën gjermane, Bild newpsper.
“Është jetike që shërbimet e mesazheve si WhatsApp, Signal, Telegram të mund të deshifrohen për autoritetet e sigurisë, nën mbikëqyrjen gjyqësore, duke respektuar sundimin e ligjit”, shtoi Nehammer, i cili kërkon rizgjedhjen muajin e ardhshëm.
Nehammer, i cili tha se Austria mori një informacion nga një shërbim i huaj inteligjence mbi sulmin e planifikuar të Swift, tha se të dyshuarit kryesorë deri më tani në këtë rast ishin kapur.
Por ai foli për arrestime të tjera që po bëhen, ndërsa policia vazhdon hetimet mes rrjeteve kriminale. Më shumë mbështetës të ISIS ishin identifikuar, tha ai./ Reuters.
© SYRI.net