Një aeroplan me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në shtetin brazilian të San Paulo, raportojnë mediat lokale.
Aeroplani turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e San Paulo, kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, citohet të ketë thënë linja ajrore Voepass.
Brigada e zjarrfikësve shtetërore të Sao Paulos konfirmoi në mediat sociale se një aeroplan u rrëzua në qytetin Vinhedo dhe se ka dërguar shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi atë që dukej të ishte avioni duke rënë në një zonë me pemë të shumta, i ndjekur nga një shtëllungë e madhe tymi të zi.
Mediat treguan pamjet e një zone të madhe në zjarr dhe tym që dilte nga trupi i avionit në një zonë të banuar plot me shtëpi.
Linja ajrore tha se nuk mund të konfirmonte statusin e personave në bord, apo se si ndodhi aksidenti.
© SYRI.net