Negociatat Izrael-Hamas/ Britania: Dakordësohuni për një marrëveshje armëpushimi!

Negociatat Izrael-Hamas/ Britania: Dakordësohuni për një marrëveshje armëpushimi!

17:46, 09/08/2024

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar i bëri thirrje të premten Izraelit dhe Hamasit, që "urgjentisht" të bien dakord për një marrëveshje armëpushimi, pas një deklarate të përbashkët të SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit që bënin thirrje për rifillimin e negociatave.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret përpjekjet e palodhshme të partnerëve tanë në Katar, Egjipt dhe Shtetet e Bashkuara”, tha në një deklaratë kryediplomati britanik, David Lammy.

Ai shtoi se Londra "miraton plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët, që bën thirrje për rifillimin e menjëhershëm të negociatave për armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit".

Lammy argumentoi se "nuk mund të ketë më vonesa, luftimet duhet të ndalen tani", ndërsa kërkoi "të lirohen të gjithë pengjet e mbajtur ende mizorisht nga Hamasi".

“Ne gjithashtu duhet të shohim dërgimin urgjent të ndihmave të pakufizuara në Gaza,” vuri në dukje ai.

Sekretari i Jashtëm tha se ishte në "interesat afatgjata" të izraelitëve, palestinezëve dhe palëve të tjera, që të bien dakord për marrëveshjen në tryezë "urgjentisht".

Izraeli konfirmoi të enjten vonë se ka rënë dakord të rifillojë bisedimet e armëpushimit më 15 gusht me kërkesë të tre ndërmjetësve, pasi konflikti rajonal kërcënon të intensifikohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco