Kandidati republikan për president Donald Trump tha se është i gatshëm të debatojë publikisht me rivalen e tij demokrate Kamala Harris, tre herë në shtator. Deklarata u bë gjatë një konference për mediat të enjten në rezidencën e tij në Palm Beach, Florida, ndërsa Trump tha se donte të mbante debate më 4 shtator në Fox, 10 shtator në NBC dhe 25 shtator në ABC.
Ai nuk ofroi kushte specifike, si për shembull nëse do të kishte një audiencë dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse fushata e tij kishte bërë një propozim për kampin e Harris.
Konferenca ishte paraqitja e parë publike e Trump që kur Harris zgjodhi guvernatorin e Minesotës Tim Walz, si kandidat të saj të martën.
Harris, nënpresidentja e SHBA-së dhe Walz kryesuan në shtetet e fushëbetejës së Miçiganit dhe Wisconsin të mërkurën, duke tërhequr dhjetëra mijëra pjesëmarrës në një shenjë të re se si hyrja e saj e vonë në garë i ka galvanizuar demokratët.
Ekipi i Trump-it e ka kritikuar Harrisin që nuk ka marrë pyetje nga gazetarët, që nga fillimi i fushatës së saj.
© SYRI.net