Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant lëshoi një letër në gjuhën arabe drejtuar popullit libanez këtë mbrëmje, ndërsa frika rritet për një përshkallëzim me Hezbollahun dhe Iranin që kërkojnë të hakmerren për vrasjet e Fuad Shukr dhe Ismail Haniyeh.
“Irani shiit dhe Hezbollahu kanë marrë peng Libanin dhe popullin e tij, për interesat e tyre të ngushta sektare’.
Shteti i Izraelit dëshiron paqe, prosperitet dhe stabilitet në të dy anët e kufirit verior,” shkroi Gallant, “dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë nuk do të lejojë milicitë e Hezbollahut të destabilizojnë kufirin dhe rajonin”.
© SYRI.net