Situata e tensionuar në Lindje n e Mesme ka vënë në lëvizje krerët e vendeve të Bashkimit Evropian, për të ushtruar presion mbi udhëheqësit në Iran, për të ulur ‘gjakrat’ me Izraelin, nga frika e një përhapjeje gjithëpërfshirëse të konfliktit në rajon.
Pas telefonatës së presidentit Macron me udhëheqësit në Iran, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të kontakteve që po mban ditët e fundit për situatën në Lindjen e Mesme, ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi Agjencia Telegrafike e Lajmeve në Itali, ANSA.
Meloni, nënvizoi nevojën për të shmangur një zgjerim të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, duke iu referuar edhe Libanit, ndërsa kërkoi nga presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkia të shmangë një shpërthim të mëtejshëm dhe të rihapë rrugën drejt dialogut.
Meloni, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit, në fund përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të Italisë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon, përmes arritjes së nevojshme të armëpushimit në Rripin e Gazës, lirimit të pengjeve dhe forcimit të ndihmës humanitare për popullsinë civile.
© SYRI.net