Moska pretendon se një komplot ukrainas për të vrarë Vladimir Putinin dhe Ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov në një paradë të Ditës së Marinës me 28 korrik u shmang pas një telefonate mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë të mbrojtjes. Inteligjenca ruse dyshohet se zbuloi planin, për të cilin Moska kishte frikë se mund të çonte në një konflikt të madh mes Rusisë dhe SHBA-së.
16 ditë përpara paradës, Belousov thuhet se i telefonoi Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, për të diskutuar për rreziqet e mundshme të përshkallëzimit. Moska kishte frikë nga përfshirja e SHBA-së në komplot, megjithëse zyrtarët e Pentagonit e mohojnë këtë.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se telefonatat drejt Ukrainës ndihmuan në parandalimin e operacionit. Parada vazhdoi pa incidente dhe Ryabkov tregoi se incidenti ishte një shqetësim serioz, por nuk dha hollësi mbi specifikat e komplotit të supozuar.
Ekspertët sugjerojnë se komploti mund të ketë përfshirë dronë detarë kamikazë ose një sulm të kombinuar detar dhe ajror. Pavarësisht sigurisë së shtuar, parada vazhdoi siç ishte planifikuar, pa ndërprerje të dukshme./The Mirror - Syri.net
© SYRI.net