Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqjen dhe arratiset me helikopter

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqjen dhe arratiset me helikopter

11:42, 05/08/2024

Kryeministrja e Bangladeshir, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen pas trazirave të shumta që përfshinë vendin. 

Hasina është larguar gjithashtu nga rezidenca zyrtare për një “vend më të sigurt” së bashku me motrën e saj, pasi godina u sulmua nga protestuesit, të cilët tashmë po marshojnë nëpër kryeqytetin Dhaka.

Sipas BBC, ajo u largua me helikopter drejt Indisë.

Kjo vjen pasi lëvizja studente ka shpallur një fushatë të mosbindjes civile duke kërkuar që liderja e tyre të largohet, një kërkesë që nuk vjen nga një parti politike, por nga shumica e popullatës.

Të dielën, të paktën 90 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në përleshjet midis policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve antiqeveritar në Bangladesh.

Shërbimet e internetit u ndërprenë plotësisht për disa orë mes “Marshimit të gjatë në Dhaka” duke filluar nga Shaheed Minar, një monument kombëtar në kryeqytet.

Numri i të vdekurve përfshin të paktën 13 oficerë policie, dhe një shtetrrethimi i pacaktuar mbarëkombëtar është vendosur për të frenuar dhunën e mëtejshme.

Protesta e studentëve – e cila ka vazhduar që nga korriku – filloi me thirrjet për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil, por që atëherë është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë antiqeveritare.

Të paktën 280 njerëz kanë vdekur si rezultat i trazirave deri më tani, gjë që ka bërë që qeveria të kufizojë aksesin në shërbimet e internetit në disa pjesë të vendit.

OKB-ja ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe u bëri thirrje politikanëve dhe forcave të sigurisë të Bangladeshit të përmbahen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco