Rusia ka filluar të pajisë masivisht Iranin me armë të reja, në përgatitje për një luftë kundër Izraelit.
Shqetësimi është ngritur sipas raportimeve nga disa media ndërkombëtare dhe Channel 14 në Izrael.
Sipas disa raporteve, Moska ka vendosur sisteme të avancuara të luftës elektronike në Iran, duke përfshirë ato që mund të dëmtojnë ose prishin sistemet ushtarake në një distancë deri në 5000 kilometra.
Disa blogerë ushtarakë shkruajnë se gjatë fundjavës, Rusia zbarkoi në aeroportet iraniane, aeroplanë transporti Ilyushin që mbanin municion dhe Iskander, një raketë balistike e përdorur në luftën me Ukrainën.
Për shkak të tensioneve në rritje në Lindjes e Mesme dhe frikës së një lufte më të gjerë në rajon, shumë vende perendimore, përfshirë edhe shtetet e Lindjes së Mesme, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të lënë menjëherë Libanin.
© SYRI.net