Lindja e Mesme/ Netanyahu: Do të kërkojmë çmim të lartë nga ata që na sulmojnë

Lindja e Mesme/ Netanyahu: Do të kërkojmë çmim të lartë nga ata që na sulmojnë

12:46, 04/08/2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar vendet e rajonit se do ta paguajnë shtrenjtë çmimin, nëse sulmojnë vendin e tij.

Në nisje të mbledhjes së qeverisë për të bërë një vlerësim të situatës së sigurisë në Minsttrinë e Mbrojtjes, Netanyahu tha se: “Ne do të përgjigjemi dhe do të kërkojmë një çmim shumë të lartë,  për çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo arenë”.

Edhe ushtria izraelite u ka kërkuar qytetarëve që jetojnë në Galilenë e Epërme të qëndrojnë pranë strehimoreve, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Mediat libaneze nga ana tjetër raportojnë për një sulm ajror izraelit në një termocentral, në një vend furnizimi me ujë në qytetin jugor libanez të Taybeh. Faqja e internetit Al Akhbar postoi një foto të flakëve në termocentralin në X. Për momentin, Forcat e Mbrojtjes izraelite nuk e kanë komentuar lajmin.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco