Militantët e al Shabab sulmojnë plazhin, të paktën 32 viktima

Militantët e al Shabab sulmojnë plazhin, të paktën 32 viktima

18:52, 03/08/2024

Të paktën 32 persona u vranë dhe 63 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një plazh popullor në Mogadishu të Somalisë, mbrëmjen e së premtes.

Media shtetërore somaleze fajësoi grupin militant islamik al Shabab, për ngjarjen, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ana e tyre.

Al Shabab kontrollonte një zonë të gjerë të Somalisë përpara se të tërhiqej nga kundërofensivat qeveritare që nga viti 2022.

Megjithatë, militantët mbeten të aftë të kryejnë sulme të rëndësishme ndaj objektivave qeveritare, tregtare dhe ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco