Në prangat e policisë së kantonit Glarus në Zvicër ra një shqiptar i cili trafikonte lëndë narkotike.
Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për një 59-vjeçar shqiptar, i cili u kap në Niederurnen.
Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge.
Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.
59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet e mëtejshme nga policia kantonale Glarus janë duke u zhvilluar.
Procedurat janë duke u zhvilluar nga zyra e prokurorisë publike të kantonit Glarus.
© SYRI.net