Pjesëtarët e një ekipi vendas SWAT që ndihmuan për sigurinë në mitingun e Donald Trump-it me 13 korrik në Butler të Pensilvanisë, folën për ABC News për atë që çoi në atentatin e dështuar.
Jason Woods: Duhej të kishim një takim informues ballë për ballë me snajperat e Shërbimit Sekret kur të mbërrinin dhe kjo nuk ndodhi kurrë. Nuk kishim komunikim me Shërbimin Sekret.
John Berman (prezantuesi): Pjesëtarët e ekipit vendas të SWAT-it të caktuar për të mbrojtur Donald Trump-in ditën e tentativës për vrasje, tani thonë që Shërbimi Sekret nuk u takua kurrë me ta ballë për ballë. Ata folën me ABC News për mungesën e veprimeve pasi një snajper vendas dërgoi mesazhe për një njeri të dyshimtë.
Rreshter Gregory Nicol: Kishim një grup shkëmbimi mesazhesh mes snajperave vendas që ishin në vendngjarje. Ia dërgova fotot grupit dhe i këshillova për atë që vura re dhe çfarë pashë.
Zach Cohen: Më shumë se një orë e gjysmë para se të fillonte mitingu, njëri prej snajperave vendas shkroi: "Një djalë po vërtitet rreth ndërtesës. Po ndërhyjmë. E pashë me një telemetër duke para drejt skenës. Njoftoni snajperat e Shërbimit Sekret nëse doni. Më humbi nga sytë./ CNN/
© SYRI.net