Netanyahu takohet me shefat e sigurisë për të 'vlerësuar situatën'

Netanyahu takohet me shefat e sigurisë për të 'vlerësuar situatën'

10:35, 31/07/2024

Pas vrasjes së zyrtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, Ismail Haniyeh dhe Fuad Shukar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me shefat e sigurisë këtë pasdite për "një vlerësim të situatës".

Lajmi është njoftuar nga mediat izraelite dhe takimi vjen në një kohë kur tensionet mes Libanit dhe Izraelit janë përshkallëzuar, ndërsa frika për një përhapje të konfliktit në rajon është e madhe.

Vendet në Lindjen e Mesme kanë dënuar vrasjen e kreut politik të Hamas në Iran, Ismail Haniyeh, ndërsa udhëheqësi suprem, Khamenie ka paralajmëruar hakmmarje të ashpër ndaj Izraelit për vrasjen e zyrtarit të Hamas në vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco