Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani ka paralajmëruar qyetarët italianë që të jenë të kujdesshëm në Libi, teksa tensionet në këtë shtet janë shtuar për shkak të konfliktit me Izraelin.
‘Ata që mund të largohen nga Libani, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Kushdo që mund të kthehet duhet ta bëjë këtë. Jemi gati për çdo eventualitet, në rast se situata përkeqësohet dhe shpresojmë që të mos ndodhë’, është shprehur diplomati Italian.
‘Ne ndjekim me shumë vëmendje, jo vetëm 1200 ushtarët tanë që stërvitin forcat e armatosura libaneze, por edhe 3000 italianët që jetojnë atje’, theksoi Tajani.
Ministria e Jashtme e Italisë përmes zyrtarit të saj, këshilloi qytetarët të mos udhëtojnë në Liban, ndërkohë që situata atje është tejet e komplikuar.
Tensionet mes Izraelit dhe Libanit janë rritur shumë, pas sulmeve të dyshuara të grupit militant Hezbollah në lartësitë e Golan të pushtuara nga Izraeli, ku u shënuan 12 viktima, shumica e të cilëve fëmijë. Hezbollah ka mohuar të ketë lidhje me sulmin, ndërsa përshkallëzimi në Lindja e Mesme rrezikon të përhapet në vende të tjera të rajonit.
© SYRI.net