Dorëheqja e shefes së Shërbimit Sekret/ Trump: Administrata Biden/Harris s’më mbrojti

Dorëheqja e shefes së Shërbimit Sekret/ Trump: Administrata Biden/Harris s’më mbrojti

19:03, 23/07/2024

Pas dorëheqjes së drejtueses së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ditën e sotme, Donald Trump ka reaguar duke akuzuar administratën e presidentit Joe Biden se nuk e mbrojti.

Ish-Presidenti u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë atë si duhet, ndaj ai u detyrua të merrte një plumb për demokracinë.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë shtoi në reagimin e tij se “ishte një nder i madh për ta bërë këtë veprim”.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. ISHTE NDERI I MADH PËR TA BËRË KËTË”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen të martën në vazhdën e presionit në rritje pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret kishte dështuar në atentatin ndaj Trump dhe se e gjithë përgjegjësia ishte mbi të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco