Edhe pse Evan Gershkovich u dënua me 16 vjet në një burg rus, ‘pavarësisht se nuk kreu asnjë krim’, SHBA-të po bëjnë presion për lirimin e tij. Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se administrate e tij po bën presion për lirimin e Evan, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë." Presidenti Joe Biden i bëri deklaratat, duke nënvizuar se gazetaria nuk është një krim.
"Që nga dita e parë e administratës sime, prioriteti ka qenë të kërkoja lirimin e Evan Paul Ëhelan dhe të gjithë amerikanët, i arrestuar gabimisht jashtë vendit”, theksoi Biden.
Ai përfundoi i arrestuar nga qeveria ruse, vetëm sepse është gazetar dhe amerikan.
Evan Gershkovich, gazetari i Wall Street Journal, nën akuzë nga autoritetet ruse për spiunazh, u dënua me 16 vjet, pas një procesi gjyqësor të nxituar dhe sekret.
Vendimi i gjykatës, pas tre ditësh seanca dëgjimore, u pa gjerësisht si një përfundim i paramenduar, pasi pafajësitë në gjyqet e spiunazhit rus janë jashtëzakonisht të rralla.
Autoritetet ruse nuk kanë paraqitur asnjë provë publike për të mbështetur pretendimet e tyre, të cilat Gershkovich, Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA-së, i kanë mohuar me forcë dhe në mënyrë të përsëritur.
© SYRI.net