Babai i atentatorit kishte telefonuar policinë përpara se djali i tyre të plagoste Donald Trumpin

Babai i atentatorit kishte telefonuar policinë përpara se djali i tyre të plagoste Donald Trumpin

12:07, 19/07/2024

Babai i njeriut që tentoi ta vriste Donald Trumpin kishte telefonuar policinë para se djali i tij të kryente sulmin gjatë ditës së shtune.

Thirrja telefonike është një nga shumë fakte që janë zbuluar ditëve të fundit për të cilat zbatimi i ligjit ishte njoftuar përpara të shtënave me armë zjarri në mitingun e Trumpit në Pensilvani të shtunën.

Forcat e zbatimit tĂ« ligjit – veçanĂ«risht ShĂ«rbimi Sekret Amerikan – janĂ« pĂ«rballur me shumĂ« pyetje pĂ«r sigurinĂ« ndĂ«rsa republikanĂ«t po kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e kreut tĂ« agjencisĂ«, shkruan bbc.

Babai i Matthew Crooks thirri policinĂ« sepse ishte i shqetĂ«suar pĂ«r djalin dhe vendndodhjen e tij, tha njĂ« burim i zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r CBS-nĂ«. ËshtĂ« e paqartĂ« se kur Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« telefonata, por ishte para tĂ« shtĂ«nave.

ËshtĂ« e paqartĂ« se çfarĂ« i tha policisĂ« babai i atentatorit. Fox News raportoi se prindĂ«rit e Crooks, Mary dhe Matthew u thanĂ« oficerĂ«ve se “ishin tĂ« shqetĂ«suar” pĂ«r djalin e tyre dhe se ai ishte zhdukur pa asnjĂ« njoftim paraprak. PrindĂ«rit tash po bashkĂ«punojnĂ« me zyrtarĂ«t hetimor, ka thĂ«nĂ« FBI.

Burime të zbatimit të ligjit i kanë thënë mediave amerikane se personi i armatosur kishte kryer kërkime në internet për një çrregullim të madh depresiv dhe Konventën Kombëtare  Demokratike.

Ai kishte ruajtur gjithashtu imazhe të Donald Trumpit, Joe Bidenit, Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland, Drejtorit të FBI-së, Chris Wray dhe një anëtari të familjes mbretërore britanike.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të gjetur një motiv të mundshëm për 20-vjeçarin e armatosur, i cili u qëllua për vdekje nga snajperistët e Shërbimit Sekret. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco