Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami
Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Kilin verior të enjten, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), megjithatë asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar në këtë fazë.
Epiqendra e tërmetit shumë të fortë ishte 265 kilometra në lindje të qytetit portual të Paqësorit të Antofagasta, thellësia fokale ishte 126 kilometra, sipas të dhënave të para të USGS.

© SYRI.net