Makina futet në restorant, tre të plagosur rëndë në Paris

Makina futet në restorant, tre të plagosur rëndë në Paris

20:43, 17/07/2024

Tre persona raportohet se janë plagosur rëndë pasi një makinë u përplas në një tarracë restoranti në Paris .

Policia lokale tha se të paktën tre persona janë në një "gjendje kritike" pasi automjeti u përplas me ta në orën 19:30 në Avenue du Père-Lachaise të mërkurën.

Duke folur për gazetarët, policia franceze tha se drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një pasagjer, i cili u arrestua, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.

Për momentin nuk dihet shkaku i aksidentit në lagjen 20 të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco