Irani: Mbështetja jonë për rezistencën kundër Izraelit është e ligjshme

Irani: Mbështetja jonë për rezistencën kundër Izraelit është e ligjshme

14:07, 17/07/2024

 “Mbështetja që Irani u ka dhënë grupeve të rezistencës është legjitime, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare dhe synon vetëm t’i japë fund pushtimit dhe agresionit nga regjimi sionist në rajon.”

Kështu deklaroi ministri i jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri, siç raporton IRNA.

“Lëvizja e rezistencës ka vepruar kundër mbështetjes së fuqive botërore për Izraelin”, shtoi Bagheri gjatë një konference në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Grupet e milicisë të mbështetur nga Irani, të quajtura “boshti i rezistencës” nga Teherani, kanë shtuar sulmet e tyre kundër Izraelit dhe aleatëve të tij në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Rebelët Houthi të Jemenit, Hezbollahu i Libanit dhe grupe të tjera në Irak dhe Siri janë në mesin e militantëve të mbështetur nga Irani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco