Eksperti amerikan: Dronët iraniane për shpërqëndrim, mund të sulmojnë me raketa balistike që arrijnë për disa minuta

Eksperti amerikan: Dronët iraniane për shpërqëndrim, mund të sulmojnë me raketa balistike që arrijnë për disa minuta

00:03, 14/04/2024

Irani ka lëshuar mbrëmjen e sotme drejt Izraelit rreth 100 deri në 200 dronë kamikazë. Dronët do të duhet pak orë të arrijnë në objektivat e tyre në Izrael. Por eksperti amerikan Alon Burstein thotë se vala e dronëve mund të jetë vetëm një shpërqendrim për sulmin e vërtetë.

“Irani ka një ushtri të madhe, jo vetëm dronë por raketa ballistike tepër të sofistikuara. Kam frikë se Irani është aq i zgjuar sa të mos kundërpërgjigjet vetëm me dronë. Mundet që teksa dronët fluturojnë dhe afrohen drejt Izraelit, Irani mund të lëshojë raketat ballistike, që janë shumë më të shpejta dhe mbërrijnë për disa minuta në objektiv”, tha ai për Fox News.

Burstein tha se Irani kishte mundësi ta sulmonte Izraelin nga shtetet e tjera kufitare, por zgjodhi që dronët t’i lëshojë nga territori i vetë.

“Kjo është hakmarrja e Iranit, nëse dronët rrëzohen të gjithë, Irani do të thotë kaq ishte, tentuam. Por nëse këto dronë arrijnë të shkatërrojnë ndonjë bazë ushtarake izraelite apo vrasin ndonjë civil, Izraeli do të ketë të drejtën të kundërpërgjigjet. Dhe jo më me proksi, por mund të zgjohemi me një luftë masive mes dy vendeve“, tha më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco