Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli paralajmëron Iranin për pasoja nëse përshkallëzon gjendjen

Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli paralajmëron Iranin për pasoja nëse përshkallëzon gjendjen

16:35, 13/04/2024

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtunën se “Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën”.

 “Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.

Izraeli është në gatishmëri të lartë për një sulm të mundshëm iranian që kur dy gjeneralë iranianë u vranë nga një sulm ajror në kryeqytetin sirian Damask javën e kaluar.

Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin dhe është zotuar për hakmarrje. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin.

Një sërë grupesh militante në Liban, Irak, Siri dhe Jemen janë të lidhura me Iranin dhe kanë aftësinë të godasin Izraelin. Irani ka gjithashtu raketa me rreze të gjatë veprimi që mund ta arrijnë Izraelin.

Udhëheqësit izraelitë kanë kërcënuar se do të godasin drejtpërdrejt Iranin nëse ai sulmon, dhe presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se angazhimi i SHBA-së ndaj sigurisë së Izraelit është i palëkundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco