Çka na pret në vazhdim? Luftëra të reja apo...

Çka na pret në vazhdim? Luftëra të reja apo...

18:07, 18/11/2023

Shkruan: Përparim Beqiri

Pas luftës Ukrainë-Rusi tani bota po përballet me një luftë tjetër në mes grupit Hamas dhe Izraelit.

Kjo luftë e fundit në mes Izraelit dhe grupit Hamas, ka marrë më shumë fokus nga ana ndërkombëtare.

Izraeli tani pothuajse është duke spastruar çdo gjë që i përket Hamasit në qytetin Gaza, ku po mundohet që të shkatërroj tërësisht grupin e Hamasit.

E për të mos harruar luftën në Ukrainë, shteti i Finlandes ka marrë disa hapa të rëndësishëm për mos-konflikt ndaj Rusisë, duke mbyllur të gjithë kufijtë me Rusinë.

Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin.

Ata po akuzojnë Rusinë se po lejon emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin mes dy vendeve.

Normalisht që një rrezik siç e parasheh edhe Vladimir Putin, tani është edhe Finlanda sipas tyre sepse dihet qe po ky shtet është anëtarësuar në NATO këtë vit dhe Putin njihet me dëshirën e tij të madhe që ka që të mbaj NATO-n sa më larg vendit të tij.

Luftërat në botë tanimë po dalin jashtë kontrollit, Izraeli tani gjendet ne lufte edhe me grupin Hizbullah në Liban dhe po ashtu ka paralajmëruar shtetin iranian se edhe atyre do t'i vjen koha për të dhënë llogari pasi që Irani haptazi ka përkrahur grupin Hamas.

Edhe zona e Ballkanit është e rrezikuar, ditë më parë presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskyy tha se Rusia dëshiron një luftë në Ballkan.

"Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë"

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, shtoi Zelensky.

E në anën tjetër Turqia është duke neutralizuar caqet kurde në veri të Sirisë dhe Irakut, pasi sipas Erdogan nuk dëshiron të lejoj që të ketë më rrezik për Turqinë nga grupet kurde PKK dhe YPG.

Presidenti turk pas një vizite zyrtare në Gjermani theksoi edhe njëherë se Izraeli sipas tyre është dhe mbetet një shtet terrorist, ku pas këtyre fjalëve shumë media gjermane e cilësuan si "fjalim skandal" nga presidenti turk.

Ai ritheksoi se Turqia nuk ka asnjë borxh ndaj popullit të Izraelit siç kanë shtetet tjera, duke thumbuar kancelarin gjerman Scholz pas Holokaustit të Gjermanisë Naziste ndaj popullit hebrenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco