Studimi: Alex Soros është më radikal i ekstremit të majtë se babai i tij

Studimi: Alex Soros është më radikal i ekstremit të majtë se babai i tij

10:05, 17/11/2023

Alex Soros, djali i George Soros, i cili ka marrë përsipër perandorinë e babait, është më radikal se i ati.

Kështu thuhet në një studim të publikuar nga ‘Media Research Center’.

Sipas Fox News, studimi thekson edhe se Alex Soros mund të jetë një ‘kingmaker’ për demokratët.

“Nëse miliarderi majtist, George Soros ishte mbreti i financimit të së majtës ekstreme, i biri Alex është princi i kurorës dhe trashëgimtari i fronit,” thuhet në studim.

‘Media Research Center’ ka monitoruar retorikën dhe fjalimet e 37-vjeçarit, që ka marrë nën kontroll Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, një sipërmarrje prej miliarda dollarësh.

Studimi ka gjetur se Alex  Soros është më radikal majtist se babai i tij.

“Pikëpamjet ekstremiste të Alex Soros janë të dukshme për shkak se politikanëve dhe organizatave që mbështet. Ai mund të jetë shumë më radikal se i ati kur bie fjala për gjithçka politike, që nga aborti, ndryshimet klimatike e deri te përdorimi i racës si armë për të dejonizuar kundërshtarët politikë,” thekson studimi.

Kujtojmë se Alex Soros është i lidhur ngushtë me Edi Ramën dhe e cilëson si pjesë të familjes së tij.

Soros është akuzuar edhe ndërkombëtarisht se ka përdorur pushtetin e tij për të ndikuar që Edi Rama të marrë nën kontroll të ashtuquajturën drejtësi e re në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco