Netanyahu: Po punojmë pa pushim për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

Netanyahu: Po punojmë pa pushim për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

19:09, 14/11/2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se qeveria e vendit “po punon pa pushim për lirimin e pengjeve” të mbajtura nga Hamasi në Gaza, duke shtuar se ai beson se presioni i shtuar nga fushata tokësore e Izraelit brenda enklavës po ndihmon që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur.

Netanyahu është nën presion të madh nga izraelitët për të siguruar lirimin e sigurt të 239 personave që besohet se mbahen në Rripin e Gazës, por deri më tani ka hezituar të diskutojë detajet e negociatave, një qëndrim të cilit i qëndroi në një deklaratë të shkurtër të lëshuar të martën pasdite.

“Nëse dhe kur do të ketë diçka konkrete për të raportuar, ne do ta bëjmë këtë,” përfundoi deklarata, e cila erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai besonte se një marrëveshje për lirimin e pengjeve “do të ndodhte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco