Aksidenti i pazakontë, avioni del nga pista dhe përplaset me një makinë në rrugë

Aksidenti i pazakontë, avioni del nga pista dhe përplaset me një makinë në rrugë

17:55, 14/11/2023

Një aeroplan i vogël me helikë doli nga pista gjatë uljes në një aeroport në Teksas, duke çuar në një aksident të pazakontë, pasi përfundoi duke u përplasur me një makinë që po kalonte në një rrugë aty pranë.

Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider tregojnë se avioni fillimisht kalon tej për tej gardhin rrethues të aeroportit gjatë uljes emergjente dhe më pas përplaset me makinën.

Pas aksidentit, drejtuesi i makinës është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.

Sakaq, Administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e incicdentit.

Vetë Schneider tha për mediat pasi filmoi aksidentin: “E pashë aeroplanin duke u ulur me shpejtësi më të lartë seç duhet në pistë dhe e dija se nuk do të kishte kohë majftueshëm për të ndaluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco