Evropa dështon ta furnizojë Ukrainën me 1 milion plumba

Evropa dështon ta furnizojë Ukrainën me 1 milion plumba

17:53, 14/11/2023

Qëllimi i Bashkimit Evropian për të furnizuar Ukrainën me 1 milion plumba artilerie nuk ka gjasa të arrihet, ka thënë të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pasi Kievi mbetet i bllokuar në një luftë të ashpër kundër Rusisë me afrimin e dimrit, shkruan CNN.

“Mund të supozohet se objektivi i 1 milion plumbave nuk do të arrihet”, ka thënë Pistorius përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel. Shtetet anëtare të BE-së po punojnë me industrinë për të rritur prodhimin, shtoi ai.

Në mars, vendet anëtare të BE-së ranë dakord t’i sigurojnë Ukrainës 1 milion plumba artilerie që do t’i dorëzohen brenda 12 muajve.

Paralajmërimi i Pistoriusit erdhi një ditë pasi Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, tha se blloku mund të mos përmbushë objektivat për prodhimin e municioneve për të furnizuar Kievin deri në fund të vitit, por shtoi se po bëhen përpjekje për të rritur kapacitetin e prodhimit.

Në afat të shkurtër, ushtrive u është kërkuar të sigurojnë municion nga rezervat ekzistuese, që arrijnë në afërsisht 300 mijë të shtëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco