Sulmi ndaj spitalit, IDF: Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez qëndron pas 'lansimit të dështuar të raketës'

Sulmi ndaj spitalit, IDF: Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez qëndron pas 'lansimit të dështuar të raketës'

23:37, 17/10/2023

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se inteligjenca tregon se grupi Palestinez i Xhihadit Islamik është përgjegjës për “lansimin e dështuar të raketës” që goditi një spital të Gazës të martën, duke vrarë qindra njerëz, sipas zyrtarëve palestinezë.

IDF-ja tha se një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit kaluan pranë Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza kur u godit.

“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit”, postoi IDF në llogarinë e saj Telegram, raporton CNN.

“Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco