500 sulme dhe 400 të vdekur pas operacionit ‘Shpatat e hekurta’ në Gaza

500 sulme dhe 400 të vdekur pas operacionit ‘Shpatat e hekurta’ në Gaza

15:41, 08/10/2023

Që nga fillimi i operacionit “Shpatat e hekurta”, ushtria izraelite ka kryer 500 sulme në Gaza dhe ka vrarë të paktën 400 militantë të Hamasit, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ndaj objektivave të Hamasit, i cili sundon Rripin e Gazës, pas një sulmi në shkallë të gjerë nga militantët palestinezë në Izrael, duke vrarë rreth 400 persona.

Hamasi është klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe Izraeli.

Sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), 10 objektiva të Hamasit të vendosura në ndërtesa shumëkatëshe u goditën gjatë natës të së shtunës.

Objektivat përfshinin një seli të shërbimit sekret dhe një objekt ushtarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco