Biden: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe pikë, mbështetja jonë për ta është e fortë dhe e palëkundur

Biden: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten dhe pikë, mbështetja jonë për ta është e fortë dhe e palëkundur

21:13, 07/10/2023

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ofruar mbështetjen e plotë për Izraelin ndaj sulmeve prej Hamasi.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, raporton BBC.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij dhe pikë,” tha ai.

Biden ripohoi mbështetjen e plotë të SHBA-së për Izraelin, duke thënë se SHBA “qëndron me shtetin e Izraelit”.

“Ky nuk është një moment që asnjë palë armiqësore ndaj Izraelit të shfrytëzojë këto sulme, për të kërkuar një avantazh”,  tha ai. “Bota po shikon”, u shpreh presidenti.

Biden premtoi se mbështetja e SHBA për Izraelin është “e fortë dhe e palëkundur”.

Sulmi ndaj Izraelit nga Gaza përfshiu një breshëri masive raketash, si dhe njerëz të armatosur që depërtuan në territorin izraelit – dhe gjithashtu operacione detare.

Mbi 150 persona kanë humbur jetën pas raketave të lëshuara në seri nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës dhe rreth 1 mije persona kanë mbetur të plagosur.

Kryeministri Netanjahu në video mesazhin drejtuar kombit tha se ishin nën sulm të paprecedentë nga lufta që kishte filluar dhe premtoi hakmarrje të shpejtë.

Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 200 viktima dhe qindra të plagosur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco