Konflikti në Rripin e Gazës ka marrë përmasa të mëdha, Hamasi pretendon se ka marrë peng 33 izraelitë, mes tyre edhe ushtarë

Konflikti në Rripin e Gazës ka marrë përmasa të mëdha, Hamasi pretendon se ka marrë peng 33 izraelitë, mes tyre edhe ushtarë

17:00, 07/10/2023

Kanali televiziv izraelit 'Reshet 13' raporton se militantët palestinezë po mbajnë robër izraelitë në qytetin jugor Ofakim. Mediat palestineze dhe izraelite kanë raportuar rrëmbime. Këto raporte janë për momentin të pakonfirmuara.

Mediat izraelite raportuan se Hamasi aktualisht ka 33 pengje, duke përfshirë civilë dhe ushtarë. Autoritetet izraelite kanë thënë se nuk do të komentojnë për këtë.

Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë "pengje" por "të burgosur lufte.

"Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco