Mashtrimi i fundit që po bëhet në Zvicër me para

Mashtrimi i fundit që po bëhet në Zvicër me para

14:24, 05/09/2023

Një sipërmarrës nga Friburgu humbi 27,000 franga, sepse u kap nga një mashtrues që i kishte premtuar se do t’i shtonte paratë me një lëng kimik, njoftoi policia kantonale të hënën, përcjell albinfo.ch.

Autori i dyshuar, një kamerunian që jeton në Gjenevë, është në paraburgim. Besohet se bashkëpunëtorët e tij po kryejnë të njëjtin mashtrim në pjesë të tjera të Zvicrës, si dhe në Francë.

Sipas policisë, truku i ashtuquajtur “larë-larë” është një mashtrim i përdorur kryesisht nga autorë nga vendet afrikane.

“Paratë e lehta pa rrezik humbjeje janë një iluzion. Askush nuk ka aftësinë të kopjojë kimikisht kartëmonedhat”, deklaroi policia atë që duhet të jetë e dukshme, por me sa duket, nuk është.

Del në fletoren zyrtare marrëveshja Kosovë-Shqipëri për lehtësimin e kontrolleve kufitare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco