Italia/ Kërkohen mbi 4 mijë vite burg për bashkëpunëtorët e 'Ndraghetas'

Italia/ Kërkohen mbi 4 mijë vite burg për bashkëpunëtorët e 'Ndraghetas'

18:50, 28/08/2023

Javët në vijim pritet të zhvillohet një nga gjyqet më të mëdha kundër mafies në historinë e Italisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjykata do të japë verdiktet finale për shumë persona.

Prokurorët kanë kërkuar dënime me më shumë se 4000 vjet burg për qindra bashkëpunëtorë të dyshuar të ‘Ndrangheta’.

Një prokuror, Nicola Gratteri, nuk mund të udhëtojë pa u shoqëruar nga ana e Policisë dhe as të shohë fëmijët e tij për më shumë se disa orë çdo dy muaj.

Kujtojmë se Ndragheta është një nga mafiet më të mëdha botërore, që veç tregtisë së drogës, i ka shtrirë rrënjët edhe në biznes dhe pastrim parashë.

Qendra e kësaj organizate kriminale është në Itali, por shtrirja e saj mendohet se shkon në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke numëruar me mijëra anëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco