PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Brazil, dy pilotë humbin jetën në mënyrë tragjike

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Brazil, dy pilotë humbin jetën në mënyrë tragjike

16:20, 28/08/2023

Dy pilotë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në Brazil.

Pothuajse në fund të xhiros së parë, motori i 42-vjeçarit Andre Verisimo Kardoso rrëshqiti dhe përfundoi në asfalt.

Piloti u ngrit në këmbë, por u godit nga një tjetër motor që mbërriti në atë moment, i drejtuar nga 38-vjeçari Eriko Verisimo da Roka.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, gjendja e tyre ishte shumë e rëndë dhe pilotët vdiqën pasi mbërritën në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco