Rrëzohet helikopteri me marinsa amerikanë në Australi

Rrëzohet helikopteri me marinsa amerikanë në Australi

09:31, 27/08/2023

Një helikopter ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Darwin në Australi.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri Osprey me më shumë se 20 marinsë në bord, u përplas pranë ishulli të Melville për arsye ende të paqarta.

Helikopteri ishte duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake të koduar ‘Predators Run’, ndërkohë që disa marinsë që udhëtonin në të janë shpallur të humbur.

Stërvitja ushtarake ‘Predators Run’ ka nisur disa ditë më parë dhe në të marrin pjesë ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Filipinet dhe Timori Lindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco