Përplasen dy avionë luftarakë ukrainas

Përplasen dy avionë luftarakë ukrainas

08:43, 27/08/2023

Dy avionë luftarakë të Ukrainës, L-39 u përplasën me njëri-tjetrin në rajonin e Zhytomyr gjatë një stërvitje, duke shkaktuar vdekjen e 3 pilotëve që udhëtonin brenda tyre.

Mes viktimave, njofton ministria e Mbrojtjes, është dhe piloti, Andrei Pilshchikov i cili ka marrë pjesë në dhjetëra misione të rëndësishme luftimi, përfshi këtu dhe atë të mbrojtjes së Kievit.

Ndërkohë që Rusia nuk ka ndaluar sulmet me raketa në drejtim të Ukrainës.

Alarmi ka shpërthyer pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit në disa qytete të Ukrainës, për shkak të raketave të lëshuara nga avionët rusë.

Sipas burimeve ushtarake ukrainase, për hedhjen e këtyre raketave të fuqishme janë përdorur dhe bombarduesit strategjikë Tupolev Tu-95.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco