Zbardhet takimi i fundit Putin-Prigozhin pas rebelimit

Zbardhet takimi i fundit Putin-Prigozhin pas rebelimit

21:39, 26/08/2023

Gazeta italiane La Repubblica ka zbardhur një takim që ka zhvilluar shefi i Kremlinit me kreun e vdekur të Wagnerit Yevgeny Prigozhin, pak pas rebelimit të armatosur të tij.

Duke ju referuar burimeve nga trupat Wagner, La Republblica thekson se Yevgeny Prigozhin e besonte veten "të pathyeshëm", ndaj ai kishte vendosur "të ishte i pavdekshëm".

Një perceptim i gabuar për veten që mund t'i kishte kushtuar fatal, duke e bërë të shkujdesur. Kjo thuhet nga ish-vartësit e Prigozhin nga grupi Wagner. Pas tentativës për rebelim nga paraushtarakët kundër Moskës qershorin e kaluar, Prigozhin dhe komandantët e tjerë të Wagner u thirrën në Kremlin - kujton një nga burimet e dëgjuara nga Meduza -, me ç'rast Vladimir Putin "u bërtiti atyre për tre orë. Ai bërtiti hapur, por pastaj ai nuk i bëri asgjë. Ndoshta Prigozhin mendoi: "Nuk na vrau menjëherë, kështu që nuk do ta bëjë kurrë". Fjalë që duket se aludojnë për përgjegjësinë e Kremlinit në rrëzimin e avionit që i kushtoi jetën Prigozhinit. "Të gjithë e prisnim," thotë një veteran i Wagnerit, "por thjesht duhej të kuptonim se kur." Me marshimin drejt Moskës, vazhdon ai, Prigozhin "nënshkroi dënimin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco