Aksident 1 milion paund në Angli, makinat luksoze bllokojnë rrugën pas përmbysjes së karrotrecit

Aksident 1 milion paund në Angli, makinat luksoze bllokojnë rrugën pas përmbysjes së karrotrecit

18:54, 26/08/2023

Nëntë makina luksoze me vlerë më shumë se 1 milion paund u përmbysën në rrugë pasi karrotreci në të cilën ata ndodheshin pësoi aksident. Karrotreci me automjetet e shtrenjta që përfshinin një Lamborghini, Aston Martin dhe BMW, ishte në A20 pranë Farningham, Kent në Angli kur ndodhi incidenti.

Drejtuesi i karrotrecit ka pësuar dëmtime të lehta, sipas autoriteteve britanike. Disa nga makinat që ndodheshin në të shiten për qindra mijëra paund. Një Lamborghini Huracan e kuqe shitet për mbi 150,000 £ ndërsa një Jaguar F-Type i zi, që ishte gjithashtu në karrotrec, shitet nga 62,000 £.

Modelet më të shtrenjta mund të kushtojnë deri në 108,000 £. Ndërkohë, një Aston Martin DB11, që ishte gjithashtu në automjet, shitet me një çmim duke filluar nga 152,000 £.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky News (@skynews)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco