NATO: Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj

NATO: Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj

16:53, 19/06/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj. Komentet zoti Stoltenberg I bëri ndërsa u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ndërkohë, sot Ukraina njoftoi se forcat ruse janë dëbuar nga tetë fshatra, në kundërsulmin e saj dy-javor për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Moska, shkruan VOA.

Udhëheqësi i aleancës ushtarake më të madhe në botë, Jens Stoltenberg tha sot se tokat e çliruara e vendosin Ukrainën në një pozicion më të favorshëm në tryezën e negociatave të mundshme për fundin e luftës.

“Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj dhe tani është duke zhvilluar një kundërsulm. Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por paqja e drejtë nuk nënkupton ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Berlin, gjatë diskutimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz mbi përgatitjet për një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius.

Kievi thotë se nga fillimi i kundërofensivës, trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat e Kremlinit.

“Shqetësimi i vetëm i vendit terrorist duhet të jetë përgatitja e shoqërisë ruse për faktin se do të humbasin gjithçka, duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tyre. Rusia do t’i humbasë territoret e pushtuara. Nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë tjetër”, tha të dielën vonë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco