Zelensky: Rusia duhet të përgatisë qytetarët e saj se do të humbë territorin

Zelensky: Rusia duhet të përgatisë qytetarët e saj se do të humbë territorin

07:43, 19/06/2023

“Rusia jo vetëm që do të dështojë të pushtojë territore të tjera në Ukrainë, por do të humbasë atë që zotëron aktualisht dhe duhet të përgatisë qytetarët e saj”, tha dje Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se “nuk ka alternativë dhe nuk do të ketë” tjetër përveç dëbimit të trupave ruse nga Ukraina. “Hap pas hapi, forcat ukrainase po vazhdojnë të çlirojnë vendin”, shtoi Zelensky.

Ai nuk kurseu ironinë edhe ndaj Putin, i cili tha në Shën Petersburg të premten se forcat ruse kishin shkatërruar pesë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhimit amerikan.

Presidenti ukrainas u shpreh se “asnjë sistem i vetëm Patriot nuk është shkatërruar” dhe pretendoi se të paktën 36 raketa ruse ishin rrëzuar në shtatë ditët e fundit të luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco