Shefi i Wagner ‘nuk është i sigurt’ nëse trupat e tij do të mbeten në Ukrainë

Shefi i Wagner ‘nuk është i sigurt’ nëse trupat e tij do të mbeten në Ukrainë

13:41, 13/06/2023

Shefi i grupit privat paraushtarak të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk është “i sigurt” nëse trupat e tij do të qëndrojnë në Ukrainë pasi kishin pushtuar qytetin lindor Bakhmut pas një beteje disamujore.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia miratoi një ligj të ri që synon kontrollin e ushtrive private që luftojnë në emër të Moskës në Ukrainë dhe u bëri thirrje të gjitha “njësive vullnetare” të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

Prigozhin refuzoi të nënshkruajë kontratën dhe tha se ministri i mbrojtjes i Kremlinit “nuk mund të kontrollojë siç duhet formacionet ushtarake”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco