Kush do ta trashëgojë pasurinë e Berlusconit?

Kush do ta trashëgojë pasurinë e Berlusconit?

09:41, 13/06/2023

Silvio Berlusconi ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare pasi së fundmi iu shfaq sëmundja e leuçemisë.

Bota e futbollit e ngushëlloi familjen Berlusconi, ndërsa e kujtoi kontributin e tij të çmueshëm në futboll, duke e konsideruar atë si një njeri revolucionar dhe të pavdekshëm.

Siç dihet, ish-kryeministri italian ishte miliarder dhe mediat italiane janë marrë edhe me atë se kush do ta trashëgojë pasurinë e Berlusconit.

Gjithnjë sipas mediave italiane, pasuria mund t’ju ndahet fëmijëve të tij që i ka nga dy martesat e para, ndërsa nuk dihet nëse i ka lënë pasuri edhe gruas së tij të tretë, Marta Fascina, me të cilën u martua “pa letra”.

Berlusconi ka pesë fëmijë, Pier Silvio, Luigi, Marina, Barbara dhe Eleonora.

Pasuria e Berlusconit vlerësohet afro 6 miliardë euro dhe pjesa dërrmuese e tyre gjenden në aksionet e kompanive të ndryshme.

Berlusconi ishte president i Milanit për 31 vjet, ndërsa në vitet e fundit ishte bërë pronar i Monzas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco