Kritikoi qeverinë britanike për emigrantët, BBC pezullon nga puna gazetarin

Kritikoi qeverinë britanike për emigrantët, BBC pezullon nga puna gazetarin

17:01, 11/03/2023

Prestigjozja britanike BBC, ka pezulluar nga puna një prej gazetarëve të sportit.

Gary Lineker komentoi ligjin e ri të imigracionit të qeverisë britanike, gjë e cila shkaktoi edhe pezullimin e tij nga puna.

“Nuk ka asnjë fluks të madh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë mizore e pamatë, ndaj njerëzve më të cënuar në një gjuhë që nuk është e ndryshme me atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30”,u shpreh ai në Twitter.

Linker ishte një ish futbollist, e tashmë drejtues i një programi sportiv, “Match Of The Day”, ku kishte të pranishëm edhe si ftuar Alan Shearer dhe Ian Right, të cilët dhanë dorëheqjen në shenjë proteste.

BBC reagoi se do të ulet në bisedime me Lineker për të dakordësuar qasjen e tij në rrjetet sociale.

Kjo ngjarje ka marrë jehonë të gjerë në të gjithë Europën. Indinjata ka përfshirë edhe vetë futbollistët e Premiere League, të cilët gjatë këtij emisioni ishin të pranishëm me deklaratat e tyre pas ndeshjeve.

Lajmi i fundit në mediat britanike është se edhe vetë lojtarët do të bojkotojnë këtë program televiziv të BBC, në shenjë solidariteti me Lineker. Shoqata e futbollistëve profesionistë e ka mbështetur vendimin e tyre edhe pse të gjithë klubet kanë detyrimin të ofrojnë lojtarë dhe trajnerë për t’u intervistuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco