Rritja e punësimit në Amerikë vazhdon të jetë e fort pavarësisht ngritjes së normave

Rritja e punësimit në Amerikë vazhdon të jetë e fort pavarësisht ngritjes së normave

16:40, 10/03/2023

Rritja e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeti e fortë muajin e kaluar, pasi ekonomia më e madhe në botë vazhdoi të sfidonte pritshmëritë për një ngadalësim.

Punëdhënësit shtuan 311,000 vende pune në shkurt, më shumë se sa pritej, me baret dhe restorantet që nxisin fitimet.

Shkalla e papunësisë është regjistruar prej 3.6 përqind, nga 3.4 sa ishte në janar, e që është më e ulëta që prej vitit 1969, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Banka Qendrore është duke provuar që ta stabilizojë ekonominë për ta lehtësuar presionin e rritjes së çmimeve.

Tregu i punës ka qenë elastik, me gjithë rritjen e normës së interesit nga ana e bankave në nivelin më të lartë që nga viti 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco