Edhe Belgjika ndalon TikTok për ministrat dhe zyrtarët federalë

Edhe Belgjika ndalon TikTok për ministrat dhe zyrtarët federalë

13:22, 10/03/2023

“Beteja” e botës perëndimore në TikTok vazhdon, pas Kanadasë, Shteteve të Bashkuara , Francës dhe institucioneve të BE-së, edhe Belgjika po lëviz për të bllokuar aplikacionin kinez për shkak të rreziqeve të supozuara për sigurinë e IT.

Qeveria e Brukselit vendosi sot të ndalojë ministrat federalë dhe nëpunësit civilë të përdorin TikTok në telefonat inteligjentë dhe kompjuterë për shkak të defekteve të sigurisë në aplikacion.

"Një vendim logjik dhe i nevojshëm," tha zëvendëskryeministri belg Georges Gilkinet. 

Dje i njëjti vendim u miratua nga qeveria flamande dhe qeveria valone e drejtuar nga Elio di Rupo pritet të bëjë të njëjtën shumë shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco