Lufta në Ukrainë nuk nisi vitin e kaluar, por në vitin 2014, thotë shefi i NATO-s

Lufta në Ukrainë nuk nisi vitin e kaluar, por në vitin 2014, thotë shefi i NATO-s

10:40, 14/02/2023

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pak para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel, ka thënë se përveç armëve, aleatët duhet të diskutojnë edhe për logjistikën në Ukrainë.

Ai gjithashtu tha se fokusi nuk mund të jetë vetëm në dërgimin e “sistemeve të reja” në Ukrainë, por në sigurimin që “sistemet ekzistuese” të funksionojnë.

Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme “të kujtojmë se lufta në Ukrainë nuk filloi vitin e kaluar, ajo filloi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë”.

Për shkak të kësaj, thotë ai, shumë sisteme mbrojtëse ishin tashmë të vendosura. Këto duhet të rishikohen dhe të rafinohen, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco