Një tërmet 3.9 ballësh, godet Greqinë

Një tërmet 3.9 ballësh, godet Greqinë

23:57, 13/02/2023

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë sonte rreth orës 20:40 me orën lokale, raporton “EMSC”.

Epiqendra ndodhet pranë qytetit të Tivait, 22 kilometra nga Halkida. 

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima të mundshme, të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur sonte pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Instituti Sizmologjik.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth shtatë kilometra nga qyteti i Goksunit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco