Ka frikë prej tyre? Putin urdhëron tërheqjen e mercenarëve të Wagner

Ka frikë prej tyre? Putin urdhëron tërheqjen e mercenarëve të Wagner

21:58, 13/02/2023

Shumë teori kanë shpërthyer prej nisjes së luftës në Ukrainë, se kush do të jetë pasuesi i Vladimir Putin pas largimit të tij nga pushteti apo në një rast grushti shteti dhe këto zëra duket se kanë shkuar deri në veshët e kreut të Kremlinit.

Një vendim i fundit i Vladimir Putin, i komentuar gjerësisht nga ekspertët perëndimor të sigurisë shpjegon se lideri rus i frikësohet dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Lideri rus ka dhënë një urdhër që mercenarët famëkeq të grupit Wagner të tërhiqen nga Ukraina pasi ata dhe lideri i tyre Yevgeny Prigozhin po bëhen shumë të fuqishëm.

Skuadra prej 50,000 trupash, shumë prej tyre kriminelë, ka luajtur një rol kryesor në luftimet në Ukrainën lindore, por Prigozhin ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve dhe do të tërheqë trupat brenda javësh.

Mediat britanike deklarojnë se ata do të zëvendësohen nga ushtarë të rregullt rusë mes 300,000 trupave të reja që do angazhohen në luftë.

Ulja e pozitës së Wagner në Ukrainë u urdhërua pasi presidenti Vladimir Putin sipas ekspertëve po shqetësohet për rëndësinë që po marrin Prigozhin dhe Ramzan Kadyrov në rajon. Dyshja, së bashku me gjeneralin Sergey Surovikin dyshohen për një komplot të mundshëm kundër Putinit për të marrë pushtetin. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco