Këshilli i Sigurisë në SHBA mbi balonën spiune: Mbledhin informacione që nuk kapen nga satelitët

Këshilli i Sigurisë në SHBA mbi balonën spiune: Mbledhin informacione që nuk kapen nga satelitët

20:51, 13/02/2023

John Kirby, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, ka deklaruar sot se SHBA po punon ende për të “kuptuar më mirë” përpjekjet për tentativat e spiunazhit nga vendet e huaja.

“Ne ishim në gjendje të përcaktonim se Kina ka një program me balona në lartësi të madhe për inteligjencën që është i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore,” tha ai.

Ai shtoi se balonat kanë pasur “aftësi të kufizuara”, por në të ardhmen me përparimin e teknologjisë mund të bëhen “më të vlefshme për ta”.

Kirby është pyetur se si balona mund të kishte mbledhur informacione që një satelit mund të mos ishte në gjendje të mblidhte.

Ai u përgjigj: “Kur jeni në një lartësi më të ulët se hapësira, mund të merret një cilësi më të mirë të imazheve të gjërave në tokë.

“Kur nuk lëvizni me shpejtësinë e një sateliti dhe mund të manovroni, atëherë mund të lëvizni, nëse mund të lëvizni, mund të zhyteni pak më shumë, mund të kaloni më shumë kohë në një vend të ndjeshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco